Qeveria është në përfundim të draftit për rritjen e pagës minimale, e detyrueshme dhe për sektorin privat.
?Sot jemi duke definuar edhe atë masë që ka qenë një nga objektivat tona, vendosja e pagës minimale 30 mijë lekë, kjo masë edhe në sektorin privat?.
Kryeministri lajmëron se do të ketë rishikim edhe të taksimit progresiv.
?Studimi për një rishikim të taksimit progresiv po vazhdon, do kemi edhe aty zhvillime pozitive.
Duke folur me shifrat e Bankës Botërore, kreu i qeverise thotë se vendi ynë u prek më pak nga papunësia e shkaktuar nga masat anti-Covid.
?Me 11.2 % regjistruam nivelin më të ulët sipas BB të papunësisë në rajon. Humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Nga Qershori, 20 mijë prej tyre janë ripunësuar në kompani të reja apo në kompanitë origjinale që rifilluan aktivitetin ekonomik. Për 13 mijë të tjerët që mbeten ende të papunë?.
Por për t?ju ardhur në ndihmë kësaj kategorie që ngelën pa punë gjatë periudhës Mars-Qershor qeveria ka gati 3 programe që stimulon punësimin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/